Ad imageAd image

Mandatet që ‘digjen’ nga votat e pavlefshme/ A flet kjo video për manipulim industrial?

1 min lexim

 

Ajo që bie në sy gjithmonë e më shumë në këto votime është numri jashtëzakonisht i lartë i votave të pavlefshme.

Pa u numëruar akoma gjysma e kutive, rezulton se janë 47.615 vota të pavlefshme, që e përkthyer në mandate, do të ishte afro katër të tillë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky është një rekord që as nuk afrohet gjëkundi me vitin 2017, kur ishin rreth 32 mijë vota të pavlefshme në total.

 

Por a është përdorur taktika e votave të pavlefshme për manipulim në shkallë të gjerë? Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video-denoncim, ku shihet se si votat bëhen të pavlefshme në Tepelenë.

“Këtij i thonë numërim! Me laps në dorë duke “votuar” ose bërë të pavlefshme fletët e votimit. Në KZAZ 79 Tepelenë,” shkruan Berisha

Ndani këtë artikull