Ad imageAd image

Kaloi mbi Shqipëri pak pas mesnate, ja ku ra raketa kineze

1 min lexim

 

Mbeturinat e raketës së madhe kineze ranë në Tokë. Sipas medieve të huaja ato janë zhytur në oqeanin Indian pranë ishujve Maldiveve.

Pak pas mesnate, raketa kaloi edhe mbi Shqipëri.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

 

Mijëra vetë që po e ndiqnin nga CMM luteshin që ajo të binte në Shqipëria, kur afër 01.00 kaloi mbi territorin shqiptar.

Ajo nuk komandohej më se kishte humbur kontrollin.

Shumica e mbeturinave u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B ri-hynë në atmosferë në orën 10.24 të mëngjesit me kohën e Pekinit (2.24am GMT) dhe u ul në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Raketa e cila është e gjatë rreth 108 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, filloi rrugëtimin e saj për në hapësirë më 29 prill, por kur karburanti i mbaroi, raketa filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar nëpër orbitë.

Raste të tilla janë shumë të rralla, por në atë vend që bien janë vdekjeprurëse

Ndani këtë artikull