Ad imageAd image

Berisha: Basha u zgjodh kryetar i PD në një proces kryekëput të manipuluar

2 min lexim

 

‘Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD përmes një procesi kryekëput të manipuluar’.

Kështu u shpreh Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Matit, duke akuzuar Bashën se imitoi Edi Ramën duke zhdukur votën nga PD.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Lulzim Basha ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë. Procesi që zgjodhi ai për kryetar të PD ishte kryekëput i manipuluar. Edhe ky shkelmoi mbi votën. Na zgjodhi një kryesi pa votë, për herë të parë në hiostorinë e PD. Peng Basha që imiton Ramën, zhduku votën. 60% të Kryesisë e emëroi. Histori më të turpshme nuk ka, spostim i partisë drejt organizimeve komuniste. Kryesia nuk emërohet, Kryesia zgjidhet me votën e fshehtë të përfaqësuesve tuaj dhe vetëm atëherë është legjitime, por ai nuk e sillte te vota e fshehtë sepse e dinte që nuk fitonte Kryesia e tij, ndaj shkeliu statutin me të dyja këmbët. Emëroi një Kryesi e cila në një akt ilegjitim dhe të turpit historik, vendos të thërrasë anti-Kuvendin e pluralizimit politik. Jam këtu nga ju për t’i bërë thirrje çdo anëtari Kryesie, nuk jeni të zgjedhur sipas statutit, jeni të emëruarit e Lulzim Bashës, përveç dy kryesuesve të forumit dhe 15 të zgjedhurve, jepni dorëheqjen dhe bashkohuni me Kuvendin rithemelues të PD

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull