Ad imageAd image

Floriana Garo shpërndan videon me Berishën: Ja përshtypjet e Foltores së Amerikës

1 min lexim

 

Zëdhënësja e Foltores të ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo, ka shpërndarë një video në “Facebook”.

Garo pyet Berishën sesi iu duk Foltorja e Amerikës e Berisha përgjigjet:
“Kjo ishte më e veçanta e të gjitha Foltoreve. Një Foltore Trans-oqeanike. Nuk kisha parashikim të plotë, por mund të them se asnjë ngjarje e madhe në Shqipëri e Kosovë, nuk mund të arrijë qëllimet e veta, pa mbështetjen e fuqishme të diasporës shqiptare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shfrytëzoj këtë rast për t’u përulur përpara shqiptaro-amerikanëve, që kishin mbushur atë sallë. Falënderoj dhjetëra, qindra e mijëra persona që kanë ndjekur Foltoren nga shtëpitë apo lokalet. Përherë takimet me diasporën të mbushin me emocione”, deklaroi Berisha

Ndani këtë artikull