Ad imageAd image

Berisha: Në selinë e Bashës ka vrasës dhe pengmarrës, qëndrimi i tij ndaj bandave i heshtur

2 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, foli për protestën e nesërme, që tha se do jetë paqësore, pasi dyert e selisë do hapen paqësisht.

Berisha tregoi se ka pirë një kafe në selinë e PD-së dhe se aty kishte vrasës, pengmarrës e fondamentalistë dhe se Basha përherë ka pasur qëndrime të zbutura ndaj bandave.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ka njerëz të armatosur në seli, ka foto për këtë. Ne shkojmë në selinë që na takon neve paqësisht, kush përdor dhunë është punë e tij pastaj, por ne shkojmë absolutisht paqësisht. Ne jemi lëvizje paqësore. Shikoni çfarë ndodhi? Unë sot shkova të pi një kafe te selia e PD. Nuk u dhashë dot kafe gazetarëve në fund të vitit.

 

I them pronarit, të lutem shumë këtyre mercenarëve që mban ai atje, këtyre mos iu shërbej se ata do shkojnë në shtëpinë e tyre e jo të rrijnë këtu. Dëgjoj aty emër që unë nuk e kisha takuar kurrë në jetën time. Qëndrimi i Bashës ndaj bandave ka qenë i heshtur. Një gjë është e sigurt, në selinë e PD aktualisht ka vrasës me emër dhe mbiemër. Në selinë e tij ka pengmarrës me emër dhe mbiemër. Në selinë e tij ka fondamentalistë me emër e mbiemër e këto janë të sigurta. Ne nuk shkojmë për të përdorur dhunë, por nëse ata përdorin dhunën, do merrnin vendim shumë të gabuar”, deklaroi Berisha

Ndani këtë artikull