Ad imageAd image

‘Basha të sqarojë se çfarë bisedoi me Baton Haxhiun në shtëpinë e tij’

1 min lexim

 

Nga Edi Paloka

Besoj që L.B do na e sqarojë sot se çfarë ka biseduar me Baton Haxhiun në shtëpinë e tij, pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit!

- reklamë -
Ad imageAd image

Batoni, një nga njerëzit më të afërt të Ramës, në debat e sipër, zbuloi mbrëmë në emisionin e Fevziut se një vit më parë ka qenë në shtëpinë e L.B “për një kafe”!

 

8 vjet nënkryetar i PD, unë nuk kam qenë ndonjëherë për kafe në shtëpinë e L.B.

 

Nuk di as sa nga deputetët e PD mund të kenë qenë. Zakonisht në shtëpi thërriten njerëzit e miqtë më të afërt.

Tani ose Batoni i Ramës është nga miqtë e afërt të L.B ose diçka tjetër e ka çuar në shtëpinë e tij pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit!

Besoj si transparent që është, L.B do ua japi këtë sqarim demokratëve.

Të paktën atyre që i besuan verbërisht edhe në 6 mars.

Ndani këtë artikull