Ad imageAd image

Berisha: Pas dorëheqjes shumë më kërkuan rikthimin! Kishin argumente të forta

1 min lexim

 

Në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, lideri historik i PD, Sali Berisha tregoi se shumë miq dhe bashkëpunëtorë i kishin kërkuar rikthimin në krye të PD, pas dorëheqjes në 2013.

Berisha tha se argumentet që i paraqisnin ishin të forta, por shtoi se ishte i vendosur në vendimin e tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kur dhashë dorëheqjen dhe disa vite mbrapa, kam njoftuar se dorëheqja ime ishte pa kthim. Dhe ai ishte një vendim i prerë.

 

 

Kam patur shumë insistime nga miq, të cilët e shtronin në mënyrë shumë të argumentuar dhe nuk është se më lëndonin me atë mënyrën e shtrimit të tyre.

 

Kjo sepse në bilancin e asaj që argumenteve që unë kisha për të kundërshtuar dhe argumentet që ata paraqisnin për t’u rikthyer, argumentet më të forta i kishin ata, të miat ishin më vetjake. Por unë mbetesha i palëkundur në vendimin tim”, u shpreh Berisha

Ndani këtë artikull