Ad imageAd image

Kryemadhi: Nëse s’do ishte arrestuar, edhe Kajmaku do drejtonte panel anti-korrupsioni me Ramën

2 min lexim

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me konferencën anti-korrupsion që u mbajt ditën e sotme e ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi me ironi thotë se edhe edhe Agim Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel tek kjo konferencë nëse s’do ishte kapur në Itali me 20 kg kokainë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Sipas Kryemadhit, të gjithë ata që janë në burg nga Rilindja, më parë kanë qenë ‘kampionët’ e kryeministrit.

Statusi i Kryemadhit
Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.

 

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!

Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.

Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!

Ndani këtë artikull