Ad imageAd image

Rama e Vuçiç bojkotojnë BE-në/ EurActiv: Serbia është lider ‘de facto’

2 min lexim

 

Lajmi se tre liderët e nismës Ballkani i Hapur mund të bojkotojnë një samit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor ka shkaktuar jo pak trazim.

Portali i Brukselit, EurActiv shkruan se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të bojkotojnë samitin. Agjencia shkruan se shanset që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin dritë jeshile për nisjen e negociatave janë shumë të pakëta.

- reklamë -
Ad imageAd image

EurActiv thekson se tre vendet janë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur. Kjo nismë cilësohet si një iniciativë serbe, thekson portali.

“Politikanët dhe shoqëria civile në rajon kanë ngritur shqetësime për përfshirjen e Serbisë dhe përpjekjet e saj të perceptuara për të qenë udhëheqëse de facto e nismës.

 

Kjo është përkeqësuar më tej që kur Rusia pushtoi Ukrainën pasi Serbia mbeti i vetmi vend në Europë, përveç Bjellorusisë, që nuk ka miratuar sanksionet e BE-së. Për më tepër, Vuçiç ka hezituar të dënojë plotësisht luftën dhe tubime të shumta pro-ruse janë mbajtur në Beograd.

Çështja e Serbisë dhe ndikimi i mundshëm rus në rajon u kthye në qendër të vëmendjes disa ditë para takimit të fundit të Open Balkan. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u desh të anulonte vizitën e tij në Beograd pasi vendet e rajonit refuzuan të linin avionin e tij të kalonte në hapësirën e tyre ajrore.

Lavrov kritikoi veprimin dhe bëri disa komente që u perceptuan në favor të nismës së Ballkanit të Hapur, ndërsa ai i referohej BE-së si ‘e mbyllur’.

Kjo u pa në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut si demonstrim i mbështetjes ruse për nismën e Ballkanit të Hapur. Gjithashtu janë ngritur shqetësime se nisma mund të përdoret për t’iu shmangur sanksioneve ruse në rajon”.

Ndani këtë artikull