Ad imageAd image

Afër Vuçiç e larg Vjosa Osmanit, Rama me liderët e Ballkanit

1 min lexim
 
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Nju York me liderët e Ballkanit Perëndimor ftuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrel.

Në foto janë Dritan Abazoviç, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zv/Presidenti i Komisionit Europian, Joseph Borrel dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Ajo që vihet re është se në fotot Rama shihet mes Dritan Abazoviç dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe larg  presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndani këtë artikull