Ad imageAd image

Kandidati i PD në Kavajë, Qosja: Goditja e Berishës, goditje për çdo demokrat dhe qytetar të lirë

1 min lexim

 

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka reaguar pas ngjarjes së djeshme, kur lideri i opozitës, Sali Berisha u godit nga një militant i Edi Ramës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se dhuna ndaj Berishës është goditje për çdo demokrat, opozitar dhe qytetar të lirë të vendit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Qosja thekson se opozita nuk do të ndalet përballë askujt që kërkon të asgjësojë zërin e qytetarëve.

Postimi
Ngjarja e djeshme ndaj liderit të opozitës Prof.Dr Sali Berisha, ishte padyshim më e rënda e 32 viteve demokraci. Ai akt i rëndë është padiskutim pjellë e frymës dhe gjuhës linçuese e urryese të Edi Ramës ndaj kundërshtarit të tij politik. Dje, nuk u godit Sali Berisha, dje u godit çdo demokrat, çdo opozitar dhe çdo qytetar i lirë i këtij vendi që vendos të protestojë duke mos rënë dakort me ktë qeveri të korruptuar e kryekëput të lidhur me bandat. Ne nuk do ndalemi përballë askujt që kërkon të asgjesojë zërin e qytetarëve kundër padrejtësive të këtij pushteti! Në këmbë [✌🏻]

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull