Ad imageAd image

Ish-Presidenti i Serbisë: Bërnabiç po gënjen, rezoluta 1244 nuk përmend ‘ushtri serbe’ në Kosovë

1 min lexim

 

Prishtinë – Ishte drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që deklaroi se Serbia do ta shqyrtojë mundësinë e dërgimit të 1 mijë trupave në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 1244. Një deklarim të tillë e tha edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shkruan RTK.

Por ish-Presidenti serb, Boris Tadiç, ka thënë se Rezoluta 1244 nuk parashikon praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Tadiq i cili tani është kryetar i Partisë Socialdemokrate (SD), kundërshtoi Bërnabiçin dhe Petkoviçin në lidhje me këtë çështje.

Duke folur për mediat në Beograd, ai tha se kryeministrja Ana Bërnabiç dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç po “mashtrojnë opinionin”.

Tadiq rikujtoi se Rezoluta 1244 e OKB-së, aneksi 2, pika 6 “nuk përmend ushtrinë serbe, por personelin jugosllav dhe serb”.

Ndani këtë artikull