Ad imageAd image

Njoftimi i Xhaçkës për largimin e Yuri Kim/ David Philips: Shqipëria po minon raportet me SHBA

2 min lexim

Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të rëndësishme, duke shtuar se ky proces në këtë rast është minuar.

Është roli i zëdhënësit të DASH. Është jo e zakonshme që të bëhet një lajmërim i tillë për largimin e ambasadores. Ky është një shembull i papjekurisë së Shqipërisë. Marrëdhëniet me SHBA-në janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të minohet ky proces që duket se ka ndodhur në këtë rast”– tha ai

Philips shtoi se qeveria shqiptare nuk i ndjek rregullat e DASH dhe nuk i zbaton ato dhe sipas tij kjo është mungesë respekti.“Qeveria shqiptare nuk i ndjek rregullat dhe nuk i zbaton ato. Kjo tregon mungesë respekti për partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për SHBA, që është kritike për Shqipërinë. 

Zyrtarët shqiptarë kanë pasur informacione për sa i përket dhënies së këtij njoftimi. Zyrtarët shqiptarë mund të kenë informacione më parë por kjo nuk do të thotë që duhet ta njoftojnë para DASH. Kjo tregon papjekuri nga ana e tyre”-përfundoi ai.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull