Ad imageAd image

Shuhet mjeku i njohur/ Berisha: Homazhe për shpirtin e mirë të Ilir Ohrit

1 min lexim

Prof. Ilir Ohri udhëhoqi për shumë vite me përkushtim, aftësi të lartë profesionale dhe sukses, Shërbimin e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit në vendin tonë.

Në karrierën e tij prej dekadash ai i asistoi me humanizëm dhe aftësi profesionale mijëra të sëmurëve, u dha mësim mijëra studentëve dhe kualifikoi qindra mjek në fushën e tij.

Ai është autor i publikimeve të shumta e serioze brenda dhe jashtë vendi. Cilido që e ka njohur Prof.Dr. Ilir Ohrin e ka njohur si një njeri, familjar, mik, student, mjek, studiues shembullor.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij lutem së bashku me ta që shpirti i mire i Prof.Dr. Ilir Ohrit të gjejë paqen e merituar.

Ndani këtë artikull