Ad imageAd image

Balliu: Opozita e sotme nuk shitet, protesta në interes të qytetarëve

2 min lexim

Balliu shprehet se opozita tashmë nuk shitet. 

 
 

Sipas tij “Është në interes të çdo qytetari, të ardhmes së tyre, të familjes së tyre që të dalin në protestë e ti bashkohen kësaj kauze madhore kombëtare për rrëzimin e Edi Ramës”.

Klevis Balliu: Ne duhet t’ju themi njerëzve të vërtetën. Askush nuk thotë se është e lehtë. Kjo është një opozitë që nuk shitet e me të cilin nuk bën dot pazar. Është dhe sinqeriteti që po tregohet dhe në diskursin poltik të opozitës. Dhe qytetarët kanë pjesën e tyre dhe së bashku do të ecim përpara. Është në interes të çdo qytetari, të ardhmes së tyre, të familjes së tyre që të dalin në protestë e ti bashkohen kësaj kauze madhore kombëtare për rrëzimin e Edi Ramës. A do të vijë të hënën apo do të vijë të martën këtë nuk e di, por do të bjerë. Nuk mundet kurrë të pranjmë ne që 5 mostra të veshur me kostumet e politkës dhe qeverisë të mposhtin një popull të tërë. Ti tregojmë politkës që këtu ka një sovran dhe sovrani është populli.

Ndani këtë artikull