Ad imageAd image

Skavica, ekspertët vijojnë kundër projektit: Do të zhdukë 35 fshatra të Dibrës

1 min lexim
Ekspertët e mjedisit, shoqërisë civile dhe të historisë, vijojnë të kundërshtojnë projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ata shprehen se ky projekt është rrezik për Dibrën, pas zhduk dhjetëra fshatra dhe përmbyt tokat bujqësore.
 
Teksa projekti i Skavicës këmbëngulet për t`u zbatuar nga qeveria Rama, ekspertët e mjedisit, historisë dhe shoqërisë civile në Dibër vijojnë të kundërshtojnë. Mustafa Tola, specialist mjedisi, shprehet se Dibra është përballë një rreziku të madh nga ndërtimi i Skavicës. Edhe gazetari Bujar Karoshi ndan të njëjtin mendim.
 
Sa i përket aspektit historik të zonës, liqeni do të fundoste një pjesë të ndritshme të lashtësisë dhe historisë së Dibrës.
 
Projekti i Skavicës është kundërshtuar nga të gjitha shoqatat mjedisore  dhe kulturore të Dibrës, për shkak se kaskada e hidrocentralit do të zhdukë mbi 35 fshatra dhe mijëra metrakatrorë tokë bujqësore.
Ndani këtë artikull