Denoncime të shumta kanë ardhur në redaksinë e SYRI-t nga Kukësi, ku qytetarët denoncojnë presionin e administratës publike ndaj votuesve.
Fotografitë e bëra nga qytetarët tregojnë qartë se patronazhistët janë në aksion që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në qendrat e votimit në Kukës.
Pranë qendrave të votimit qëndrojnë persona të paautorizuar, midis të cilëve kryebashkiaku i komanduar njëherash dhe shefi i Urbanistikës në bashkinë Kukës, Andrin Shehu, drejtori i Kadastrës, Lad Spahiu, doganieri Luan Duraku dhe drejtoresha e Postës Shqiptare, Migena Gjici.
Këtë të diel po zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës.
Në garë janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Deri në orën 11:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se kanë votuar 13.91 për qind e personave që kanë të drejtë vote.

