Ad imageAd image

Hamasi publikon pamje me fëmijë izraelitë të marrë peng

2 min lexim
Hamasi ka publikuar pamje të reja ku pretendohet se tregojnë fëmijë izraelitë të rrëmbyer gjatë sulmit të tyre vrasës në Izraelin jugor të shtunën.

 

Videoja, e cila u postua në një kanal telegrami të Hamasit, ishte titulluar, “Luftëtarët e Hamasit, duke treguar dhembshuri për fëmijët në mes të betejave të Kibbutz ‘Holet’ në ditën e parë të Operacionit Al-Aksa Flood”.

Gjatë sulmit të Hamasit në Kibbutz Holit , trembëdhjetë izraelitë u vranë.
 
 

Meqenëse identitetet e fëmijëve në video nuk janë konfirmuar ende, mbetet e paqartë nëse prindërit e tyre ishin në mesin e të vrarëve kur u morën.

Mediat hebraike raportuan të premten se pamjet nga videoja e fundit e Hamasit tregon se fëmijët izraelitë janë kthyer në Gaza.

Në videon e parë duket një anëtar i Hamasit duke  mbështjellur një fashë rreth këmbës së një fëmije të vogël. 

Më pas shihen burra të armatosur që mbajnë fëmijë të vegjël, i përkëdhelin pas shpine dhe u flasin.

Ndërsa një video tjetër tregon një terrorist që lëkund një fëmijë të vogël para dhe mbrapa në një karrocë fëmijësh, fëmija  dëgjohet duke qarë.

Videoja e fundit tregon një fëmijë të buzëqeshur duke mbajtur një filxhan me ujë.

Në anglisht, një burrë i thotë fëmijës, “thuaj ‘bismillah’ (në emër të Allahut). Fëmija përsërit “bismillah”.

“Yallah, pi,” i thotë burri fëmijës. Më pas fëmija vazhdon të pijë një gllënjkë.

Llogaritë izraelite të mediave sociale kanë shpërndarë më pas videon. Aktivistja Emily Schrader e postoi atë me mbishkrimin: “Jo e frikshme dhe megjithatë një nga videot më të neveritshme të gjithë këtij konflikti. Egërsitë e neveritshme të Hamasit rrëmbejnë fëmijë izraelitë nga jugu”.

Aktivistët dhe influencuesja e mediave sociale, Hananya Naftali, vunë në dukje gjithashtu se “Hamasi e ka publikuar pamjet e luftëtarëve të tij që mbajnë fëmijët izraelitë për ti përodur si mburoja njerëzore në Gaza”.

Ndani këtë artikull