Ad imageAd image

‘Der Standard’: Qeveria shqiptare abuzon me fondet që jep Brukseli

1 min lexim

Gazeta e njohur austriake, i bën jehonë abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit.

Gazeta përmend edhe rastin e Shqipërisë, ku fondet e BE-së për sektorin agrar, u abuzuan masivisht.

“Në korrik të këtij viti, agjencia e BE kundër mashtrimit, OLAF, kërkoi që BE të pezullonte grantet nga programi IPARD II për sektorin bujqësor në Shqipëri.

- reklamë -
Ad imageAd image
Sipas platformës Oligarkia.al, 82 përfitues kanë marrë fonde bazuar në informacione të rreme.
 

Disa thuhet se u kanë dhënë ryshfet ndërmjetësve ose direkt zyrtarëve të Agjencisë Shqiptare për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, e njohur si AZHBR, e cila është përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve të IPARD. Prokuroria publike është duke hetuar.

Në shtator, kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë ministren e mëparshme të Bujqësisë, Frida Krifca. Ajo e drejtoi AZHBR-në nga viti 2017 deri në vitin 2021,” shkruan gazeta.

Ndani këtë artikull