Ad imageAd image

Paloka: Parlamenti nuk është pronë private! Deputetët e opozitës përfaqësojnë mbi 600 mijë votues!

1 min lexim

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas skandalit sot në kryesinë e Kuvendit, kur deputetët e opozitës nuk u lejuan të zhvillojnë veprimtarinë e tyre si ligjvënës.

“Parlamenti nuk është pronë private!

 

Deputetët e opozitës përfaqësojnë mbi 600 mijë votues!

Mandatet e deputetëve të opozitës janë të shqiptareve e nuk ua ka dhuruar as Rama e as Nikolla!

 
 

Kjo që po ndodh është më shumë se shkelje e ligjit dhe Kushtetutës, është rikthim i diktaturës. Kështu filloi dhe në ‘46.

Rrini në shtëpi e prisni tani…”, shkruan ai.

Ndani këtë artikull