Ad imageAd image

Shëndetësia ‘falas’ e Rilindjes/ Çfarë po ndodh me ilaçet e kimios?!

2 min lexim

Në shërbimin e hematologjisë ku janë të shtruar pacientët me sëmundje të gjakut mungojnë medikamente të rëndësishme që shërbejnë për kimioterapi.

Bëhet fjalë për Mabthera, një flakon i së cilës kushton 1550 euro. Po kështu mungojnë Citozar, Herceptinë, e Citostatike të tjerë të kushtueshëm.

Mabthera është në farmacinë e spitalit, por ajo jepet në mënyrë selektive dhe nuk u sigurohet sasia e nevojshme. Një pacient duhet të marrë 600 miligram të këtij medikamenti brenda 3 javëve. Gjithsej, 9 flakonë. Por kjo nuk ndodh. Burime të Top Channel thonë se farmacia e QSUT nuk furnizon Shërbimin e Hematologjisë sipas nevojave të pacientëve. Mjekët jashtë kamerave thonë se Mabthera nuk i jepet pacientit atëherë kur duhet dhe në sasinë e duhur nuk bën asnjë efekt përkundrazi dëmton duke krijuar rezistencë ndaj medikamentit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa Citozar është ndër medikamentet bazike që duhet të ekzistojë në spital për pacientët me leucemi akute dhe nuk ka asnjë medikament tjetër që e zëvendëson atë. Por pacientët presin në katin e tretë të spitalit gjashtë katësh dhe nuk kanë ku ta gjejnë pasi dhe në tregun e hapur farmaceutik nuk gjendet. Të afërm të pacientëve të cilët nuk pranojnë të flasin para kamerave thonë se e kanë bërë jashtë Shqipërisë.

Për të mbyllur ciklin e mjekimit pacientët duhet të monitorohen në bazë të analizave por as analizat nuk mund të bëhen pasi mungojnë reagentët. Ndërkohë mjeket hedhin dyshime edhe për cilësinë e antibiotikëve me të cilat është furnizuar ky shërbim. TCH

Ndani këtë artikull