Ad imageAd image

Rama në Greqi nuk takoi as emigrantët, as grekët, por administratën e tij

2 min lexim
Flamujt u ulën e megjithatë korrupsioni dhe vjedhjet mbetën.
 

Kjo ishte fjalia që qarkulloi më së shumti në rrjetet sociale pasi Edi Rama mbylli fjalimin e stërgjatë alla-Fidel Kastro në një stadium në Greqi. 

 

Në fund të fjalimit, salla u shpërnda dhe të gjithë u nisën drejt autobusëve dhe makinave.

Ishte hera e parë që një fjalim në djepin e demokracisë mbahej përpara një salle të importuar.

Edi Rama nuk foli përpara  shqiptarëve, nuk foli përpara emigrantëve, por përpara administratës së tij.

Kryebashkiakët ishin udhëzuar të gjithë të sillnin numrin e duhur të personave për të mbushur sallën.

Miliona euro të shpenzuara për mitingashë shëtitës që shkuan nga Shqipëria drejt Greqisë.

Akoma më keq, asnjë zyrtar grek nuk e priti as kur zbriti nga avioni personal dhe në asnjë hap të vizitës.

Homologu Mitsotakis kishte vendosur të përgatitej për të vizituar Turqinë fqinje, duke e injoruar tërësisht.

Rama i la një pusullë, po askush nuk dukej se do merrej me të.

Thonë se kur shkon i paftuar, e gjen të pashtruar.

Rama shkoi me të ftuarit e tij dhe u largua prej andej ashtu siç erdhi. E gjeti të pashtruar as nga grekët dhe as nga shqiptarët.

Të paktën e pritën gazetarët gaztorë të oborrit që u eksituan me këtë megashpenzim delirant.

Ndani këtë artikull