Ad imageAd image

Seanca më e rëndësishme e vitit/ Lideri i opozitës rikthehet në Parlament pas 1 vitit arrest politik. Ja çfarë pritet të ndodhë

1 min lexim
 

Sot në Kuvend pritet të votohet Buxheti i vitit 2025, ku mazhoranca do të votojë në mënyrë të verbër sipas përcaktimit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

E veçanta e kësaj seance është rikthimi në i liderit të opozitës, Sali Berisha, pas një viti arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës, pa asjë provë e fakt.

Pritet me interes debati parlamentar që do të ngjallë kryedemokrati Berisha i cili ka lënë të kuptohet se do ngulmojë në amendamentet e propozuara nga PD që kanë të bëjnë me minimumin jetik dhe rritjen e pensioneve duke shkurtuar shpenzimet e luksit zë cilat arrijnë miliona euro sipas propozimeve të mazhorancës.

Edhe PL ka propozuar 11 amendamente.

Seanca e sotme pritet të jetë maratonë për shkak të diskutimeve të gjata për shkak se kalon për votim buxheti i vitit prej 8.2 mld eurosh. 

Sali Berisha e ka konsideruar buxhetin e 2025 si buxhetin e vjedhjeve të mëdha.

Ndani këtë artikull