Ad imageAd image

Sarandë/ Gruaja përplas një fëmijë me makinë, largohet me shpejtësi nga vendngjarja

1 min lexim

Shoferja  me inicialet E.V , 30 vjeçe, ka përplasur një fëmijë  dhe më pas e ka braktisur atë , duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja .

Ngjarja ka ndodhur  në vendin e quajtur ‘rreth-rrotullimi i fruta-perimeve’ ku mjeti tip ‘Nissan’ plagosi fëmijën e mitur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

Gruaja ka përfunduar në pranga pak minuta më vonë dhe do të përballet në gjykatë nën akuzat e “Shkelje e qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull