Ad imageAd image

Durrës/ Makina e parkuar shpërthen në flakë

0 min lexim

Një makinë ka marrë flakë krejt papritur në mesditën e sotme në Durrës. 

Gazetarja e “Ballkanweb” raportoi se automjeti tip “BMW” ishte i parkuar para pallatit të sportit ku ka shpërthyer në flakë.

Qytetarët e alarmuar kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Qarkullimi është bllokuar për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm për qytetarët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Burimi: BallkanWeb

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull