Ad imageAd image

Vettingu vazhdon, ja prokurorët dhe gjyqtarët që kanë radhën këtë javë

1 min lexim

Dy prokurorë dhe një gjyqtar do t’i nënshtrohen Vettingut këtë javë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka paralajmëruar seancë dëgjimore më  10 korrik 2018 me prokurorët Admir Thanza dhe Kostaq Beluli.

Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë do të paraqitet në orën 9:30 të martën e 10 korrikut para trupës së përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme  do të paraqitet në të njëjtën datë në orën 14:30. Trupa gjykuese përbëhet nga: Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas një dite, në 11 korrik, para KPK do të dalë Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Seanca nis më 10:30 dhe do të mbahet nga trupa gjykuese e përbërë nga: Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Ndani këtë artikull