Ad imageAd image

Shpërblimi/ Institucionet u mbajnë 50% të parave të dëmtuarve nga tërmeti

2 min lexim

Tërmeti ka shkaktuar jo pak dëme materiale në banesat në Krujë dhe Fushë Krujë. Por sikur mos mjaftonte problemi i shkaktuar, banorët kanë filluar të përballen edhe me abuzimet e  institucioneve shtetërore për ç’dëmtimin e dëmeve. Një qytetar i kërkoi ndihmë ish-kryeministrit Sali Berisha për abuzimet që po bëhen. Asi shkruan se është ngritur një grup nga institucionet që po përpilojnë lista me familjarë të cilëve u është kërkuar ndarja 50% për tu bërë pjesë e listës.

Më poshtë denoncimi i dërguar në profilin e ish-kryeministrit Berisha:

Fillon ende pa u ndare vjedhja e fondeve për demet e tërmetit!

- reklamë -
Ad imageAd image

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. sb

“Mirembrema z Berisha ju urojm shendet.

Zoti e ruajti vendin nga termeti e sidomos Krujen, F.Krujen e thumanen e me tej. Por shtabi i emergjences qe eshte nje shtab i perpilimit te vjedhjes se fondeve te permbytjeve duke tjetersuar emra e lista tani i mbledhur ne fsheftesi po perpilon lista te banesave te prishura nga termeti. Ky komision i perbere nga Xhemal Xhixha,Kamber polica ,Isuf Baku etj po perpilojnë listat per te vjedhur fonde gjoja per kompensim te demeve te termetit e ne fshehtesi ju marrin kartat e identit familjareve kundrejt marreveshjes se ndarjes se parave 50% me 50%. Me respekt….”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull