Ad imageAd image

Juventus-Real Madrid, statistikat favorizojnë bardhezijtë

1 min lexim

Juventusi pret  Realin e Madridit për të zhvilluar aktin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Sfida Juventus-Real Madrid është një klasike e futbollit europian me dy skuadrat që janë ndeshur plot 15 herë me njëra-tjetrën. 

Një përballje që ka parë 7 herë fitues bardhezijtë, ndërsa spanjollët kanë triumfuar vetëm në 6 raste. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Sa i përket golave, interesant është fakti që asnjë takim nuk është mbyllur në barazim 0-0, ndërkohë që vihet re se në përballjet me njëra-tjetrën skuadrat e kanë gjetur thuajse gjithmonë rrugën e rrjetës. 

Madrilenët kanë gjetur 17 herë rrugën e rrjetës, kundrejt 21 realizimeve të bardhezijve.

juve 2.jpg

Ndani këtë artikull