Ad imageAd image

Përcillen së bashku çifti i vrarë në Shkodër

1 min lexim

Mesditën e sotme janë përcjellë në banesën e fundit Boran Bercana dhe Silva Ndoci, respektivisht 30 dhe 24 vjeç. 

Siç ishte paralajmëruar, familjet e dy të rinjve kanë kryer vetëm një ceremoni mortore, nga një shtëpi në lagjen ‘Manush Alimani’, tek pallatet parafabrikate përballë Shkollës së Ndërtimit në Shkodër.

Dhimbja është e madhe për familjarët e të njohurit dhe lotët nuk ndalen. Dëshpërim ka edhe tek ata që i kanë njohur dy të rinjtë edhe përmes ngjarjes së rëndë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Poshtë pallatit janë dy makina funerale që presin të nisin udhëtimin e fundit mbi këtë tokë për Boranin e Silvën. Dy trupat pa jetë hipën mbi makina dhe njëra pas tjetrës, i drejtohen varrezave. Në këtë botë, ata lënë Borisin 2 vjeçar, i cili qëndroi 5 orë në makinën ku iu vranë nëna dhe babai.

Një breshëri automatiku i mori jetën dy të rinjve në makinën e tyre, pak pas mesnatës së të shtunës. Fatmirësisht, fëmija ka dalë i padëmtuar nga kjo ngjarje por do të duhet të rritet pa pasur pranë dashurinë e prindërve.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull