Ad imageAd image

Tirana, kryeqyteti i 5-të më i shtrenjtë/ Spahiu: Droga modeli kryesor ekonomik

1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Spahiu ka reaguar ndaj publikimit të të dhënave sipas të cilave Tirana renditet si kryeqyteti i 5-të më i shtrenjtë në Europë.

Postimi i plotë:

“Asnjë habi për lajmin e sotëm që Tirana rënditet si kryeqyteti i pestë më i shtrenjtë në Evropë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Madje une shumë shpejt pres që Tirana ta kryesojë këtë renditje.

S’ka si të ndodhi ndryshe kur përpara pak ditësh u ndaluan dy makina plot me euro.

S’ka si të ndodhi ndryshe kur droga dhe të ardhurat prej saj janë kthyer si model i zhvillimit ekonomik në vend.

S’ka si të ndodhi ndryshe kur Parlamenti dhe Qeveria zgjidhen, apo emërohen më mirë, nga zgjedhje të blera nga droga.”

Ndani këtë artikull