Ad imageAd image

Zjarr i madh përfshin Dhërmiun

1 min lexim

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Dhërmiut.

Zjarri ka rënë në një biznes dhe më pas janë zgjeruar, duke marrë flakë edhe pylli pranë.

Mësohet se është përfshirë nga zjarri një pjesë e madhe pylli. Si pasojë e flakëve rrezikohet një biznes e dy banesa, ndërsa zgjerimi i tij mund të rrezikojë dhe Llogaranë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia. Por po kërkohet ndihmë edhe nga rrethet e tjera. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Ndani këtë artikull