Ad imageAd image

Italia “magjike” fluturon në finale…

1 min lexim

Italia ka arritur finalen e kampionatit europian U-19, pasi ka mposhtur 2-0 Francën në gjysmëfinalen e luajtur në Helsiniki të Finaldës.

Talentet e reja “axurrët” kaluan në avantazh në mesin e pjesës së parë me anë të Christian Capone, futbollisti i Inter, ndërsa tre minuta më vonë Moise Kean, futbollisti i Juventus, shënoi golin e dytë.

Në finalen që do të luhet ditën e shtunë në Seinajoki, italianët do të përballen me Portugalinë, të cilën e ka mundur 3-2 në fazën me grupe. Në gjysmëfinale, Portugalia mposhti 5-0 Ukrainën.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull