Ad imageAd image

Problemet ekonomike nxisin protesta në Iran

2 min lexim

Qindra protestues kanë dalë nëpër rrugë, në disa qytete iraniane, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vështirësitë ekonomike që po përballet vendi.

Irani po përballet me inflacion të lartë dhe vështirësi në rritje ekonomike, që është shkaktuar pjesërisht nga rënia dramatike e vlerës së valutës kombëtare rial. Për këto arsye, qytetarët kanë protestuar në mbarë vendin, ditët e fundit.

Qeveria iraniane, përmes një gazete qeveritare njoftoi se “tubimet e shpërndara dhe pa leje” u mbajtën në qytetin Mashhad, Karaj, Shiraz dhe në një shesh në kryeqytetit Teheran.

- reklamë -
Ad imageAd image

Disa prej protestave janë ndërprerë “nga forcat policore”, ka njoftuar gazeta.

Në Shiraz, që gjendet në provincën Fars, agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka raportuar për përleshje mes protestuesve dhe policisë. Megjithatë, nuk ka raportime për të lënduar apo të arrestuar.

Valuta rial ka humbur pothaujse gjysmën e vlerës ndaj dollarit amerikan, që prej muajit prill. Zhvlerësimi i valutës është nxitur edhe më shumë, pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosën sanksione ekonomike ndaj Teheranit.

Të përballur me pakënaqësinë e publikut, ligjvënësit iranianë, më 1 gusht, i dhanë presidentit Hassan Rohani, një muaj afat që të paraqitet para Parlamentit dhe të përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me dobësimin e rritjes ekonomike, rritjen e papunësisë dhe zhvlerësimit të rialit.

Ndani këtë artikull