Ad imageAd image

Nuk keni fituar Universitetin? Faza e dytë është mjaft premtuese

1 min lexim

Maturantët të cilët kanë aplikuar në fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, nuk duhet të jenë pesimist pasi shanset për raundin pasues janë të larta.

Ky është mesazhi i dhënë këtë të hënë nga dekanët e katër fakulteteve ai i Ekonomikut, Shkencave Sociale, Drejtësisë dhe Gjuhëve të Huaja. Sipas dekanit Dhori Kule vetëm për degët e ekonomikut janë 380 kuota bosh një numër i cili pritet të rritet.

Në konferencën për mediat vetëm 3 ditë nga nisja e regjistrimeve, dekanët u shprehën për rritje të numrit të aplikimeve ku vetëm në fakultetin ekonomik arriti deri në 20.320 maturantë, kandidatë për student.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por përveç rritjes së numrit të aplikantëve, krahasuar me një vit më parë, këtë vit ka dhe një cilësi më të lartë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull