Ad imageAd image

E marta e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

1 min lexim

Sot në Kosovë do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e parlamentit lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Seanca mbahet tek Kuvendi i Kosovës, ora 9:00.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës pritet debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Veç kësaj, sot në ora 11:30, para Gjykatës Kushtetuese, mbahet miting i qetë publik për të kërkuar nga institucionet shtetërore t’i marrin parasysh detyrimet pozitive të shtetit të Kosovës për ndryshimin e gjinisë.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull