Ad imageAd image

Gjendet i vdekur në banesën e së motrës në Gramsh 57-vjeçari (emri)

1 min lexim

Një burrë 57 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e motrës së tij në fshatin Snosem të Gramshit.

Personi me emrin Ferdinad Tafa, banues në fshatin Dushk kishte shkuar për darkë në shtëpinë e së motrës.

Ai u gjet i vdekur pa shenja dhune dhe në njoftimin e policisë thuhet se ishte i sëmurë mendor.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, “Dyshohet se Tafa ka shkaktuar aksidentalisht vatër zjarri në teshat e fjetjes dhe si pasojë e asfiksisë nga tymi i shkaktuar në dhomën e gjumit, ka gjetur vdekjen,”.

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Ndani këtë artikull