Ad imageAd image

Nesër protestë masive në Shkodër, ‘Marsho kundër krimit’

1 min lexim

Në qytetin e Shkodrës është bërë një lajmërim për t’iu bashkuar marshimit organizuar kundër krimit që po sundon këtë qytet. Marshimi është njoftuar se do të  nis nesër në orën 19:00 nga sheshi përballë bashkisë.

Marshimi do të jetë paqësor ndërsa slogani i tij është  “Bashkë rrijmë, të ndarë bijmë”.

Ky organizim vjen vetëm pak ditë pas mbledhjes që grupi parlamentar i opozitës zhvilloi në Shkodër, duke ju referuar situatës së rendit në këtë qytet ku brenda pak muajve janë ekzekutuar 6 persona ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull