Ad imageAd image

Robbie dhe bashkëshortja e tij presin në jetë një vajzë, përmes një nëne surrogate

1 min lexim

Robbie Williams dhe Ayda Field kanë njoftuar se janë bërë prindër përmes një nëne surrogate.

Field, e cila është anëtare jurie në ‘X Factor’, e ka publikuar një fotografi të duarve të familjes së saj në Instagram.

“Me gëzim të madh ju njoftojmë se kemi një vajzë… Mirë se vjen në botë Colette (Coco) Josephine Williams!”.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ka qenë një rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë deri këtu, prandaj vendosëm që ta mbanim të heshtur”, ka shkruar ajo në Instagram.

Aktorja amerikane e ka falënderuar edhe nënën surrogate dhe ka thënë se ndihet e bekuar që jeton në një botë, ku diçka e tillë është e mundur.

Williams dhe Field i kanë edhe dy fëmijë të tjerë, Teddy dhe Charlot, gjashtë dhe katër vjeç respektivisht.

Bashkëshortja e Robbiet e ka përfunduar postimin në Instagram duke thënë: Ashtu si me Teddyn dhe Charlien, kërkojmë që ta respektoni privatësinë e Cocos dhe të na lejoni ta rritim në ekipin tonë të ri prej pesë (anëtarëve)”, ka shkruar aktorja.

kkk

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull