Ad imageAd image

TURQI/ Përfundojnë në Gjykatë gjashtë turqit e “dorëzuar” nga Kosova

1 min lexim

Gjashtë turqit e depërtuar nga Kosova në Turqi kanë përfunduar në Gjykatën e Stambollit pasi përfunduan procedurat në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë dorëzuar në Gjykatën e Stambollit pasi iu nënshtruan kontrolleve mjekësore.

Mbi to ngrihen akuzat se janë pjesë të organizatës FETO dhe kanë gisht në grushtin e shtetit që iu bë Erdoganit në 2016.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjashtë shtetasit turq u deportuan në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it ndaj strukturës së organizatës në Kosovë në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull