Ad imageAd image

I përfshirë në organizatë kriminale në Itali, arrestohet shkodrani

1 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

Në pranga u vu shtetasi Klodian Bregu, 32 vjeç, banues në Shkodër.

“Ky shtetas është në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmës Itali, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikim i Narkotikëve” të parashikuara nga legjislacioni Italian”, sqaron policia.

- reklamë -
Ad imageAd image

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull