Ad imageAd image

Edhe liderët botërorë kanë nofka

2 min lexim

Liderëve të vendeve të Bashkimit Europian u pëlqen të ruajnë seriozitetin e të projektojnë një imazh të tillë në publik, por ndonjëherë, as këta njerëz të fuqishëm nuk i shmangin dot nofkat e publikut, apo edhe ato të dala nga radhët e vetë partive të tyre.

Presidentin francez Emanuel Macron e quajnë “Jupitarian”, mbështetur kjo në teorinë e tij të “Jupiterit”, sipas të cilës Kreu i Shtetit është autoriteti suprem.

Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez e quajnë “The Revenant”, duke iu referuar filmit me Leonardo DiCaprion, ku personazhi kryesor mbijeton pavarësisht shanseve tmerrësisht të vogla për të mbetur gjallë pas një sulmi aq të dhunshëm.

- reklamë -
Ad imageAd image

Angela Merkelin e thërrasin “Nëna” e kjo për shkak të pamjes së saj, qëndrimit dhe të folurit të qetë e të shtruar.

Antonio Costa është kreu i parë portugez i ekzekutivit pa tipare kaukaziane, e kjo ka bërë që disa ta quajnë “Gandi i Lisbonës”.

Por gjetja më e goditur në listën e nofkave konsiderohet ajo e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Që përpara batutës së kryetarit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker në samitin e Rigës ne 2015-tes, ku e përshëndeti si me shaka duke i thënë “c`kemi diktator”, disa qytetare të tij ia kishin vënë nofkën me kohë dhe nuk e thërrisnin Viktor, por “Viktatori”. TCH

Ndani këtë artikull