Ad imageAd image

“Franca nuk e meritonte këtë”, i riu tregon gishtin e mesit në foton me Macron

1 min lexim

Një fotografi e Presidentit francez, Emmanuel Macron, me një të ri që tregon gishtin e mesit ka shkaktuar reagime në Francë.

Foto është marrë gjatë një vizite të Macron në ishullin Karaibe të Saint-Martin, pjesë e Francës. 

Kreu i shtetit u fotografua me dy djem të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve, gjysëm i zhveshur drejton gishtin e mesit drejt objektivit të aparatit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kryetarja e të djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen e përshkroi këtë si “të pafalshme”.

“Ne jemi pa fjalë dhe të indinjuar. Franca sigurisht nuk e meritonte këtë”, shkruajti ajo të dielën.

Macron, nga ana tjetër, menjëherë u përpoq të zbuste polemikat.

“Presidenti e doçdo fëmijë të republikës, pa marrë parasysh atë që bën. Dëshiroj të ndihmoj të rinjtë”.

Një nga dy të rinjtë në foto u lirua kohët e fundit nga burgu pasi kreu dënimin për grabitje.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull