Ad imageAd image

Pas vizitës në Ohër, Kotzias takim me Behgjet Pacollin dhe presidentin Hashim

1 min lexim

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ndaloi në Maqedoni mëngjesin e kësaj të enjteje, përpara se të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të pritet nga kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, dhe presidenti Hashim Thaçi.

Shefi i diplomacisë greke u takua në Ohër me homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov, për të diskutuar sërish rreth çështjes së emrit.

Vizita e tij është vazhdë e kornizës së dialogut të vazhdueshëm mes dy zyrtarëve të lartë dhe përpjekjeve për kapërcimin e dallimeve mbi çështjen bllokuese të “Emrit”, por edhe avancimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Përpara kësaj ndalese, Kotzias ishte në Beograd, ku deklaroi në një konferencë për shtyp se Athina nuk e ka njohur në mënyrë diplomatike Kosovën dhe nuk ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen.

Ai sqaroi vetëm se ajo që do të hapet në një moment të caktuar, sipas një marrëveshjeje të hershme nga qeveritë e mëparshme greke, është një Zyre Tregtare e Kosovës në Athinë, e cila nuk do të përbëjë një përfaqësim diplomatik.

Ndani këtë artikull