Ad imageAd image

Moti nesër/ Verë e parakohshme, ja temperaturat më të larta

1 min lexim

Edhe ditën e nesërme, meteorologët parashikojnë temperatura të larta. Në bregdet, sipas IGJEUM, temperaturat maksimale pritet të shkojnë 21 °C, në vendet e ulëta 24 °C dhe 23 °C në vendet malore.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.12) dhe nesër (e premte, dt.13) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

- reklamë -
Ad imageAd image

 

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 13 / 21 °C
  • Në vendet e ulëta: 11 / 24 °C
  • Në vendet malore: 8 / 23 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e premte, dt.13) pritet të fryjë erë e lehtë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte, dt.12) dhe nesër (e premte, dt.13) pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarkun e Fierit dhe “I ULËT” në pjesën tjetër të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër pritet të zbutet kryesisht në pjesën veriore të territorit.

Ndani këtë artikull