Ad imageAd image

Shqipëria ndër vendet e para në Europë me shumë nxënës dhe pak mësues

6 min lexim

Rreth 120 mijë nxënës janë të regjistruar në shkollat e mesme në vend. Në përgjithësi programet e shkollave të mesme shërbejnë për të parapërgatitur nxënësit për arsimin universitar ose për punësim. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT për vitin akademik 2017-18, raporti i nxënësve për mësues në shkollat e mesme ishte 13.8, tregues ky që ka shënuar rënie të njëpasnjëshme për të paktën 5 vitet e fundit akademike.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka raportin më të lartë të nxënësve për mësues dhe renditet ndër vendet e para në Europë. Nga të dhënat e Eurostat, në gjimnaze llogariten mesatarisht 11.8 nxënës për çdo mësues për mesataren e BE, ndërsa në Serbi rreth 8.3.

Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet e para që ka raport të lartë të nxënësve për mësues. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vendet e BE-së dhe Instat për Shqipërinë, në shkollat e mesme në vend ka 2 nxënës më shumë për çdo mësues se në Europë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në të gjithë Bashkimin Europian numërohen rreth 1.8 milionë mësues në gjimnaze. Zakonisht studentët në Bashkimin Europian ndjekin studimet për programet dytësore të studimit (gjimnazet) në moshës 14-16 vjeç. Në përgjithësi këto programe përgatisin nxënësit për studimet universitare apo ju mundësojnë aftësitë të vlefshme për punësim.

Raportin më të lartë nxënës për mësues e kishte Holanda, ku sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat për çdo mësues kushte 17.9 nxënës. Më pas renditej Finlanda ku sipas të dhënave raporti ishte 17.2, Mbretëria e Bashkuar me 16.5. Ndërsa raporti më i ulët ishte në Lituani, ku kishte mesatarisht për çdo mësues 7.7 nxënës, Maltë me 8.3 nxënës për mësues dhe Luksemburg me 9 nxënës për mësues.

Eurostat ka sqaruar se raporti nxënës për mësues përllogaritet duke pjesëtuar numrin e nxënësve me kohë të plotë me numrin e mësuesve që japin mësim në gjimnaze me kohë të plotë. Ky raport nuk duhet ngatërrues me klasat mesatare, duke qenë se nuk merr në konsideratë klasat e veçanta.

Raporti nxënës për mësues mat numrin e nxënësve që studiojnë në shkollat e mesme për një mësues. Në vitin akademik 2013-14, ky raport sipas Instat ishte 17 nxënës për një mësues, ndërkohe që në numri i studentëve të regjistruar në mbi 151 studentë. Megjithatë vit pas viti numri i nxënësve që janë të regjistruar në arsimin e mesme ka njohur tkurrje të vazhdueshme, ndërsa niveli i mësuesve ka ndryshuar pak.

Nga viti akademik 2013-14 në vitin 2017-2018 janë regjistruar në gjimnaze 31 mijë e 800 nxënës më pak. Rënia e raportit ka ardhur si pasojë e pakësimit të nxënësve nëpër gjimnaze.

Sektori i arsimit reduktohet me 35% që nga 1990

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve dhe shkollave. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i nxënësve që ndjekin arsimin e 9-vjeçar dhe të mesëm ra në 43 mijë e 700 nxënës në vitin 2018 nga 68 mijë e 600 nxënës që ishin në vitin 1991, ose 35% nxënës më pak. Rënia më e madhe ishte në arsimin 9-vjeçar, ku këtë vit janë ulur në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak nxënës se në vitin 1991. Vetëm në dy vitet e fundit, shkollën e vijuan 46 mijë fëmijë më pak.

Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore. Në vitin 1991, numëroheshin 43700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në fillim të këtij viti, numri i tyre ishte 29000, me tkurrje 33% që nga viti i parë i tranzicionit. Gjithashtu numri i shkollave u ul me 35% që nga viti 1991. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, këtë vit dhe me 1134 shkolla. Afërisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit.

Numri i klasave është reduktuar më tej. Nga 37 mijë klasa që ishin në fillim të viteve 1990, aktualisht janë rreth 11 mijë klasa. Numri i tyre është reduktuar me 70% përgjatë 28 viteve.

Sipas INSTAT, ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013/2017, për ciklin 9-vjeçar.

Ministria e Arsimit pohoi se, prej vitit 2009 migrimi i brendshëm i popullatës nga fshatrat dhe qytetet e vogla drejt qendrave më të mëdha urbane, emigracioni dhe rënia e numrit të lindjes kanë bërë që shkollat në zona urbane të kenë më shumë nxënës se sa në ato rurale.

Ndani këtë artikull