Ad imageAd image

Ndarja nga jeta e mjekut Tartari/ Berisha: Një lamtumirë e dhimbshme..

1 min lexim

Sali Berisha

Nje lamtumire e dhimbshme. Profesor Flamur Tartari mbyll syte pergjithmone!

Te dashur miq, me ndarjen e papritur nga jeta te profesor Flamur Tartarit mjekesia shqiptare humbi njerin prej mjekeve me te talentuar, humanisteve me te perkushtuar, akademikeve me te shquar te saj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Profesor Flamur Tartari ne karrieren e tij te gjate deshmoi perkushtim te madh, aftesi, talent, humanizem te veçante ne mjekimin dhe operimin e mijra te semureve te te gjitha moshave per semundje te veshkave dhe aparatit urinar. Ai ishte gjithashu nje pedagog i dashur dhe respektuar per mijra studente dhe mjeke stazhiere qe ju dha mesim.

Profesor Flamuri eshte autor i dhjetra teksteve monografive dhe punimeve shkencore. Mbeshtetes i proceseve demokratike qe ne fillimet e tyre, ai dha ndihmesen e tij te çmuar ne zhvillimet e vendit.

Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit Profesor Flamur Tartari, miqve dhe te afermve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar! sb

Ndani këtë artikull