Ad imageAd image

Vetë pas apelit të deputetit demokrat Luan Baçi, polumbarët kërkojnë trupin e 59 vjeçares

1 min lexim

Vetëm pas apelit të deputetit demokrat Luan Baçi, që ishte i pranishëm në vendngjarje, polumbarët e forcave RENEA nga Tirana kanë mbërritur në fshatin Ferras në kërkim të trupit të 59 vjeçares Manushaqe Nexhipi.

“Shteti nuk ekziston, askush nuk interesohet, banoret e zones kerkojne, te vetem.
I bej thirrje kryeministrit, te beje detyren, Policia e Fierit eshte inekzistente.”, shkruajti dje  në facebook  Baçi.

Polumbarët po kërkojnë në thellësi të lumit Vjosë në kërkim të trupit të pajetë të së ndjerës, e cila sipas familjarëve ka rënë në ujë mbrëmjen e së premtes.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas familjareve, gruaja ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë, ndërkohë që vuante edhe nga skleroza.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull