Ad imageAd image

Gjermania – donatorja e dytë më e madhe në botë

1 min lexim

Vetëm vitin e kaluar, qeveria gjermane ofroi 1,8 miliardë euro ndihmë humanitare dhe zhvillimi, sipas një raportimit të FAZ. Me këtë Gjermania zë vendin e dytë mes donatorëve botërorë.

Sipas një raportimi të gazetës gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, qeveria gjermane në vitet 2014-2017 ka mbështetur me afër 4 miliardë euro projekte humanitare të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq. FAZ bazohet në një raport të qeverisë gjermane për ndihmën humanitare jashtë vendit për vitet 2014-2017, që kabineti qeveritar do ta miratojë të mërkurën në Berlin.

Rritje e ndihmës humanitare shënohet në vitet 2017 dhe 2017 pas eksodit masiv të njerëzve nga Siria dhe krizës së urisë në Afrikë. Fokusi i ndihmës humanitare në Lindjen e Afërt dhe Afrikë ka qenë tek furnizimi me ujë të pijshëm dhe higjiena.

- reklamë -
Ad imageAd image

Qeveria gjermane vetë nuk zbaton projekte humanitare, por ajo garanton me mbështetjen financiare të organizatave në vend që projektet të relaizohen. Tre të katërtat e fondeve të Gjermanisë në vitet 2014-2017 shkuan për organizatat e OKB-së si programi i OKB-së për Ushqimin, UNHCR dhe organizata e OKB-së për Palestinën.

la/(dpa,kna)

Ndani këtë artikull