Ad imageAd image

Foto/ Kryemadhi i përgatit Olti Currit surprizë për shtëpinë e tij të re

1 min lexim

Blogeri Olti Curri njihet për miqësitë e tij me njerëzit nga bota e showbizit ashtu dhe nga politika.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendje është miqësia e tij me familjen e presidentit Ilir Meta.

Dhe së fundmi, Olti  ka vendosur të ndajë një tjetër gëzim me Monika  Kryemadhin, me të cilën ka një miqësi të hershme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mbrëmjen që lamë pas blogeri ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon shtëpinë e tij të re, por jo vetëm kaq.

Në video shfaqet kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke gatuar një ëmbëlsirë për blogerin hasude.

“Hasudja më e mirë në botë për shtëpinë e re”, shkruan Olti krahas videos, ku shihet Kryemadhi duke gatuar ëmbëlsirën, ndërsa në një foto tjetër blogeri ka shkruajtur:“Mezi po e pres”.

Ndani këtë artikull