Ad imageAd image

Balliu: Fuqia e kauzës së protestuesve, më e madhe se presioni i Ramës dhe Veliajt

1 min lexim

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ishte ditën e sotme në Komisariatin 6, pas arrestimeve nga ana e Policisë së Shtetit të protestuesve të Unazës së Re.

Deputeti Balliu, u shpreh se edhe pse banorët po përballen me presionin e qeverisë së Edi Ramës, atë nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre për banesat.

Reagimi i Balliut:  

- reklamë -
Ad imageAd image

Banorët po përballen me një presion, film të cilin  e kemi parë edhe më parë me protestën e Kukësit. Banorët nuk do të tërhiqen. Sot është shoqëruar në mëngjes në komisariat Dorian Prododuari, i cili vjen nga një familje e persekutuar e shpallur armike e komunizmit dhe si e tillë regjimi komunist vrau e preu, familjarët e tyre, internoi  burgosi  familjarët e tyre dhe kur nuk u tërhoqën atëherë, nuk do të tërhiqen as sot.

Gjej rastin sot të shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike për t’i mbështetur këta banorë në këtë kauzë të tyre të drejtë.

I bëj thirrje klikës mafioze Rama- Veliaj, të mos ushtrojë më presion ndaj qytetarëve sepse fuqia e kauzës së banorëve është shumë herë më e pushtetshme se sa karriket e tyre të cilës sot dita ditës po i ikin këmbët.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull